Vezët e shkurtëzës katër herë më shumë vlera se të pulës

    Vezët e shkurtëzës janë tepër të shëndetshme dhe ushqyese për organizmin. Ato janë më të vogla se vezët e pulës apo të rosës. E verdha e këtyre vezëve është shumë herë më e ndezur dhe më e madhe në krahasim me të bardhën.

    Ndonëse ky aspekt i bën këto vezë jo të mira për njerëzit që kanë nivele të larta të kolesterolit, ato konsiderohen përgjithësisht të shëndetshme. Këto vezë i gjeni në tregjet e fshatarëve ose në supermarkete të mirënjohura në Shqipëri.

    Vlerat shëndetësore të vezëve të thëllëzës

    Shikimi

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vezët e thëllëzës përmbajnë sasi të larta të vitaminës A e cila përmirëson shikimin. Antioksidantët parandalojnë formimin e perdes së syrit.

    Kolesteroli

    Siç e thamë më lart, këto vezë nuk rekomandohen për njerëz që kanë tashmë një nivel të lartë të kolesterolit. Por njerëzit që nuk e kanë këtë problem, mund të konsumojnë vezët e thëllëzës sepse përbërësit e saj pasurojnë kolesterolin e mirë.

    Tensioni i gjakut

    Vezët e thëllëzës përmbajnë kalium që ul tensionin e gjakut. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ky mineral shërben për zgjerimin e enëve të gjakut.

    Vezët për detoksifikim

    Studimet kanë treguar se konsumi i vezëve të thëllëzës ndihmon në eliminimin e toksinave nga gjaku dhe zvogëlimin e gurëve në veshka dhe në tëmth.

    Lajmi Paraprak

    Salmonelë te çokollatat – AKU këshillon konsumatorët të mos i konsumojnë

    Lajmi i rradhës

    Hidroponia – Të mbjellësh pa tokë produktet e freskëta të fermës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë