120 minuta lojë, Athletic Bilbao fiton trilerin e pesë golave ndaj Barcelonës dhe kalon në çerekfinale

    Athletico Biblao ka shënuar fitore ndaj Barcelonës me rezultat 3-2 në kuadër të Kupës së Mbretit, duke kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

    Ndeshja nisi shumë mirë për baskët që shënuan që në rastin e parë. Iker Muniain shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një asistim të Nico Williams duke shënuar për 1-0.

    Por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë. Ferran Torres shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës, me një goditje të bukur nga brenda zonës.

    Vendasit kishin katër raste të tjera të mira në pjesën e parë, por nuk arritën t’i ndryshonin shifrat.

    Edhe në pjesën e dytë Bilbao ishte ajo që rrezikonte më shumë.

    Vëllezërit Nico dhe Inaki Willams, kishin raste të mira, por që nuk shënuan.

    Në minutën e 86-të erdhi goli pas dominimit të Bilbaos, kur Inigo Martinez ishte i saktë për 2-1.

    Vetëm pasi pranoi golin Barcelona filloi të luajë. Në minutën e tretë të kohës shtesë, Dani Alves ktheu një top në zonë, ndërsa Pedri ishte në vendin e duhur, ku me një goditje të fortë shënoi për 2-2.

    Më gola në kohën e rregullt nuk kishte dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

    Edhe në vazhdime skuadrat nuk u ndalën për të kërkuar golin.

    Iker Muniain ishte ai që e gjeti golin në kohën shtesë të vazhdimit të parë nga pika e bardhë për 3-2, pasi Jordi Alba luajti me dorë në zonë.

    Barcelona barazoi shifrat me Torres, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

    Athletico Bilbao deri në fund ruajti rezultatin dhe në fund mori fitore për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    ShBA-ja ‘nuk sanksionon opinione’

    Lajmi i rradhës

    Vladimir Nabokov: Kthimi i Çorbas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë