A do të largohet Ronaldo nga Manchester United?!

    Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është në agoni nëse do të largohet nga Manchester United këtë verë.

    Sipas The Sun, Ronaldo, i cili mbushi 37 vjeç javën e kaluar, mësohet se u ka thënë miqve se po ndjen moshën e tij për herë të parë në karrierën e tij të gjatë dhe të shquar me trofe.

    Legjenda portugeze nuk do ta pranonte kurrë publikisht se kërkesat e Ligës Premier po bëhen të tepërta – edhe për një lojtar të përgatitur fizikisht si Ronaldo.

    Por, Ronaldo mund të kërkojë të shkurtojë kohën e tij dhe të braktisë rikthimin e tij të planifikuar dy-vjeçar në United.

    Kjo ndodh nëse situata e tij dhe e ekipit nuk ndryshon në Old Trafford.

    Sulmuesi veteran nuk ka shënuar në gjashtë paraqitje këtë vit dhe u mbajt në stol në pjesën më të madhe të barazimit 1-1 të së martës në Burnley.

    Skuadra e Unitedit është shumë më inferiore sesa ajo ku luajti nën drejtimin e Sir Alex Ferguson dhe ai mendon se ky është faktori kryesor në formën dhe ndikimin e tij të luhatshëm.

    Por, Ronaldo gjithashtu e pranon se duhet të punojë më shumë se kurrë për të qëndruar në formën e nevojshme për të luajtur në nivelin më të lartë, veçanërisht në sistemin e menaxherit të përkohshëm, Ralf Rangnick, i cili pëlqen që lojtarët të luajnë me presing të lart dhe fort.

    Lajmi Paraprak

    Tre vjet nga tragjedia në Llaskarcë

    Lajmi i rradhës

    Kriza në Ukrainë, çmimet e naftës në botë më të lartat që nga viti 2014

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë