A mund të ndodhë që Ronaldo dhe Messi të luajnë bashkë?

    Edhe një herë PSG dëshiron të tërheqë vëmendjen e merkatos evropiane dhe gati një muaj pas thashethemeve për ardhjen e mundshme të Cristiano Ronaldos në skuadrën franceze, ata kanë vënë sërish syrin te veterani.

    Paris Saint-Germain, i fiksuar pas fitimit të Ligës së Kampionëve, shpreson prej muajsh të bashkojë dy nga lojtarët më të mirë në botë dhe në historinë e futbollit: Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

    Portugezi ka folur tashmë në disa raste për dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi anglez me synimin për t’iu bashkuar një ekipi me një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, siç është PSG.

    Gazetari portugez Pedro Almeida tha se këshilltari i ri sportiv i PSG -së, Luis Campos , me sa duket ka qenë tashmë në kontakt me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, për të diskutuar mundësinë e sjelljes së reprezentuesit legjendar të Portugalisë.

    “Cristiano nuk është përfshirë në listën përfundimtare të Manchester United për të udhëtuar në Tajlandë (për para-sezon), dhe mundësia që portugezi të largohet nga skuadra është shumë e madhe”, raportoi Almeida.

    Përveçse nuk udhëtoi me skuadrën në Azi, Ronaldo nuk u paraqit në ditën e parë të stërvitjes së Manchester United të hënën dhe thashethemet për një largim të mundshëm nga skuadra filluan menjëherë të shfaqen.

    Deri më tani, thashethemet për largimin e Ronaldos kanë përfshirë fjalët se ai mund të transferohet në ekipe si Barcelon , ​​Bayern Munich dhe së fundmi Chelsea.

    Për momentin, Ronaldo ka postuar disa foto në rrjetet e tij sociale ku shihet ai dhe familja e tij në pushime. 

    Lajmi Paraprak

    Gjukanoviq ndalon mbështetjen për Qeverinë e Abazoviqit

    Lajmi i rradhës

    Motra Nina rrëfen jetën si murgeshë në Manastirin e Kërçovës (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë