Alioski, firmos për Al Ahlin e Arabisë Saudite

    Ezgjan Alioski është zyrtarisht futbollist i ri i skuadrës “Al Ahli” në Arabinë Saudite. Kjo e fundit plotësoi të gjitha kërkesat financiare të Alioskit, para skuadrave të Fenerbahçes dhe Trabzonsporit.

    Alioski firmosi kontratën 2 vjeçare me Al Ahlin, për të cilën do të përfitojë 5.4 mln euro në përgjithësi. Skuadrat turke pas bisedimeve të stërgjatura, në fund nuk ofruan më shumë 4 mln euro për kontratën 2 vjeçare.

    Përpos pagesës, Ezgjan Alioski do të përfitojë së paku edhe një mln euro me vet firmosjen e kontratës, në të cilën ka klauzolë për bonuse shtesë, në varësi të arkëtimit të trofeve me klubin e ri.

    Lajmi Paraprak

    Mbi 9 mijë parkime për qindra mijëra makina

    Lajmi i rradhës

    Tetovë-Jazhincë | Ndër rrugët më të rrezikshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë