Mbi 9 mijë parkime për qindra mijëra makina

    Fotografi ilustruese

    Mungesa e vendeve për parkim është një nga problemet me të cilat, banorët e kryeqytetit, vazhdojnë të përballen për çdo ditë. Qytetarët thonë se e kanë të vështirë të gjinden për tu parkuar, për çka shpesh herë nuk i përdorin automjetet e tyre.

    Kohëve të fundit jo, është bërë grumbull i vendeve prej vendeve të huaja që kanë ardhur, të fshatrave dhe po bëhet shumë kallaballëk, veçanërisht kur kemi nevojë të udhëtojmë për në fakultet ose për në punë është katastrofë e madhe… Unë për vete më shumë udhëtojë me taksi dhe me autobusë.

    Frekuentim i madh i automjeteve ndërsa renditja e rrugëve është që para 20-30 viteve, që do të thotë se këtu patjetër të ndryshohet diçka në sistem.

    Do të gjendemi diku ku të gjejmë hapësirë të lirë.

    Nga ndërmarrja “Parkingu i qytetit” njoftojnë se për momentin disponojnë vetëm me rreth 9.400 vende parkimi në parkime zonale dhe garazhe në kate. Ndërsa banorët e kryeqytetit kanë bërë rreth 125 mijë kërkesa për parkim dhe për çdo vit ka nga 10 mijë kërkesa plus. Ndihmës drejtori i ndërmarrjes “Parkingu i qytetit” Agim Zendeli thotë se për momentin nuk mund të plotësohen as gjysma e nevojave të qytetarëve për parkim. Sipas tij faji qëndron edhe tek procedurat e komplikuara për hapjen e vendeve të reja për parkim, të cilat duhet të kalojnë në më shumë institucione.

    Gjithë shteti është i fokusuar në kryeqytet dhe realisht nuk besoj se mund ti plotësojmë me 50% e jo më me 100% nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Janë ndërmarrë hapa si përmes qytetit të Shkupit, komunave por edhe ne si ndërmarrje publike që i disponojmë dhe që funksionojmë në parkingjet e qytetit të Shkupit, realisht është edhe një procedurë që duhet të kalojë tek Lidhja  edhe Komunikacioni, duhet të kalojë nëpër këshillin e komunës në të cilin duhet të hapen nëpër parkingje të reja e pastaj vijnë tek ne. Interesi jonë është që të hapim sa më shumë parkingje.- deklaroi Agim Zendeli, ndihmës drejtor i Parkingjeve të qytetit.

    Derisa në territorin e kryeqytetit ka më pakë se 9.400 vende për parkim, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se çdo vit regjistrojnë me dhjetëra mijëra automjete shtesë. Nga MPB theksojnë se vitin e kaluar janë regjistruar 181.124 automjete, prej të cilave 14.814 janë regjistruar për herë të parë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A do të marrë Ohri një afat shtesë nga UNESCO?

    Lajmi i rradhës

    Alioski, firmos për Al Ahlin e Arabisë Saudite

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë