Arsenali dhe Tottenhami në garë për Maddison

    Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë gati të luftojnë për mesfushorin me tipare sulmuese të Leicester Cityt, James Maddison.

    Organizatori i Leicester Cityt është duke luajtur në një nivel të lartë në sezonet e fundit në Ligën Premier dhe mendohet se vlerësohet rreth 60 milionë funte.

    Sipas mediumit britanik The Sun, Maddison besohet se ka zgjuar interesat e të dy klubeve londineze, Arsenalit dhe Tottenhamit.

    Tani, me dy klubet e Londrës Veriore që duan transferimin e tij, Leicesteri mund të joshet për të fituar para nga një lojtar që është një aset financiar i çmuar për klubin.

    Lojtari i lindur në Coventry aktualisht po shijon sezonin e tij më të mirë ndonjëherë, pasi ka shënuar tashmë 13 herë këtë sezon.

    Arsenali ishte shumë i lidhur me lojtarin verën e kaluar, por në vend të kësaj zgjodhi Martin Odegaard, i cili përfaqësonte një opsion shumë më të lirë për klubin verën e kaluar.

    Ndërkohë, u raportua se Spurs kanë një interes ‘të vërtetë’ për ta sjellë lojtarin në stadiumin e Tottenham Hotspur, pasi Antonio Conte dëshiron t’ia sjell një ‘10-sh’ Harry Kanet. 

    Lajmi Paraprak

    Fehlinger: Kosova të marr ftesën për anëtarësim në NATO dhe BE

    Lajmi i rradhës

    Maqedoni, nga nesër mësimdhënësit në grevë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë