Atletico Madridi ka akademinë më fitimprurëse në Spanjë

    Atletico Madrid është rritur aq shumë një klub vitet e fundit, ndërsa edhe akademia e tyre po shkëlqen me prodhimin e lojtarëve, duke kaluar edhe klube si Barcelona dhe Real Madrid.

    Madje klubi ka pasur fitime të konsiderueshme nga shitjet e disa prej talenteve të tyre të dal nga akademia.

    Në një analizë të kryer, tregon se Atletico Madrid ka fitime më të madha nga akademia e tyre që nga viti 2010, se të gjitha klubet spanjolle, ndërsa në Evropë janë të dytit, ku vetëm Ajax është përpara tyre.

    Studimi u krye nga “Online Money Advisor”, ku janë studiuar ekipet nga kampionatet që kanë shpenzim neto në transferime prej 100 milionë euro ose më shumë që nga afati kalimtar i verës të vitit 2010.

    Atletico që ka fituar 214 milionë euro në këtë kohë dhe janë përpara shumë klubeve në këtë drejtim.

    Interesant është fakti se Real Madridi nuk hyn as në top 10.

    10 akademitë spanjolle më fitimprurëse

    1# Atletico Madrid – 214.250.000 euro

    2# Barcelona – 148.980.000 euro

    3# Real Sociedad – 94.000.000 euro

    4# Las Palmas – 20 000 000 euro

    5# Rayo Vallecano – 15.300.000 euro

    6# Granada – 15.000.000 euro

    7# Levante – 14.700.000 euro

    8# RCD Mallorca – 8 400 000 euro

    9# Racing Santander – 6,000,000 euro

    10#  Cadiz – 5 500 000 euro

    Lajmi Paraprak

    Çfarë të bëni që fëmija juaj të mos ketë frikë nga dentisti

    Lajmi i rradhës

    Austria po ballafaqohet me mungesë të kuzhinierëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë