Ballistët e KF Shkëndija me kritika deri te Kasami për mos përmbushjen e premtimit për stadiumin e qytetit

    Tifogrupi Ballistët Tetovë 1992 i KF Shkëndija kanë reaguar për mos përmbushjen e stadiumit të ri në Tetovë. Nga Ballistët thonë se stadiumi u premtua nga viti 2016 nga vetë pronari i kompanisë “Ekolog” Lazim Destani! Kaluan 7 vite të plota dhe investimi mbeti vetëm premtim i boshatisur, sepse punë nuk shohim ende, të paktën nuk e pamë as një përpjekje të vetme dhe serioze, përcjell Nistori.

    Ballistët në adresë të kryetarit të Komunës së Tetovës kanë përcjellur një sërë kritika. Ata kërkojnë llogari për premtimin e dhënë dhe transparencë për mënyrën se si e sheh realizimin e stadiumit të Tetovës.

    “Në muajin korrik të këtij viti, në seancën e këshillit të komunës, kryetari Bilall Kasami para opinionit dha premtim, se deri në shtator 2023 do të përzgjidhet kompania ndërtuese e stadiumit, por edhe paraqiti një video material në rrjetet sociale se stadiumi i qytetit në Tetovë do të rindërtohet së shpejti?! Tani po i drejtohemi hapur këtij njeriu, i cili mundohet të tallet dhe t’i mashtrojë Ballistët të cilët jetojnë me Shkëndijën edhe kur ai nuk e ka njohur klubin tonë Shkëndija, por edhe stadiumin e qytetit se ka vizituar asnjëherë, para se të fillojë të merret me politikë! Fillimisht kërkojmë llogari për premtimin e dhënë dhe transparencë për mënyrën se si e sheh realizimin e kësaj ëndrre të qytetarëve të Tetovës në përgjithësi dhe Ballistëve në veçanti, pasi që tani kur të gjithë prisnim që të shpallet tenderimi dhe projekti i stadiumit, kryetari Bilall Kasami del me postime të reja, ku thirret në bashkëpunime për të mirën e qytetit dhe në fund poston një fjali gjysmake për stadiumin!

    Nga Ballistët thonë se nuk do të lejojnë që Shkëndija të bëhet vegël dhe të keqpërdoret për përfitime politike, sepse, sipas tyre, Shkëndija ka jetuar dhe do të jetojë përgjithmonë, pa marrë parasysh zhvillimeve politike në vend. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq e pranoi se Radoiçiq ishte në grupin terrorist që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit

    Lajmi i rradhës

    Vetitë, përfitimet dhe përdorimet e marules në gatim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë