Ballistët: FFM dhe “MVR” kanë për qëllim të dëmtojnë KF Shkëndijën

    Foto: Lirim Shabani | Ballistët duke festuar fitoren e KF Shkëndija / Fotografi nga Arkivi

    Grupi i tifozëve të ekipit të KF Shkëndijës, “Ballistët”, sot reaguan në lidhje me vendimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) për të dënuar ekipin nga Tetova për shkak mosrespektimit të një minutë heshtje në ndeshjen fundit, përcjell Nistori.

    “Shkëndija dhe i gjithë publiku e respektuan një minutë heshtje, ndërsa një pjesë e Ballistëve jo, megjithatë kënduan këngë për Shkëndijën dhe nuk ishte një këngë provokative, përkundër palës tjetër që shkelin çdo rregull dhe sulmojnë shqiptarët vetëm përshkak se ekzistojnë, duke na uruar vdekje, siç ishte rasti i fundit me shkrimin e autobusit”, reaguan Ballistët.

    Ata theksojnë që “FFM dhe simotra e tyre MVR” kanë për qëllim të dëmtojnë Shkëndijën dhe të shuajnë tifogrupin “Shkëndija”.

    Federata e Futbollit të Maqedonisë më 31 mars vendosi të fillojë procedurën disiplinore kundër Shkëndijës, pasi në ndeshjen e fundit, tifozët e Shkëndijës nuk e kanë respektuar një minutë heshtje. Një minutë heshtje ishte përcaktuar nga Federata duke përkujtuar viktimat e tragjedisë së fundit në Koçani.

    “KF Shkëndija shpreh keqardhje për këtë situatë dhe rithekson qëndrimin e saj të palëkundur në respekt të jetëve të humbura dhe dhimbjes që po kalon e gjithë shoqëria”, reaguan më 31 mars nga Shkëndija, duke shpreh keqardhje për këtë situatë dhe rithekson qëndrimin e saj të palëkundur në respekt të jetëve të humbura dhe dhimbjes që po kalon e gjithë shoqëria.

    Lajmi Paraprak

    Adoleshenca, hallkë e dobët në zinxhirin e shoqërisë

    Lajmi i rradhës

    Tensioni i gjakut nxit humbjen e kujtesës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë