Barcelona është gati të lejojë largimin e Memphis Depay

    Barcelona është gati të lejojë largimin e Memphis Depay, i cili pëlqehet nga Juventusi dhe një ofertë e kënaqshme do të mund ta kompletonte një lëvizje te gjiganti nga Serie A.

    Pavarësisht një fillimi premtues, Depay po bëhet, ndeshje pas ndeshje, një nga zhgënjimet më të mëdha të sezonit.

    Paraqitja e tij e shkëlqyer me Lyonin dhe PSV Eindhoven emocionoi Barcelonën, veçanërisht kur sulmuesi e nisi mirë sezonin, duke qenë ylli i skuadrës.

    Megjithatë, performanca e Memphis ka qenë në rënie, veçanërisht me largimin e Ronald Koeman, i cili ishte një nga arsyet pse sulmuesi nënshkroi për Barçën para ekipeve tjera.

    Depay thuhet se nuk pëlqeu aspak mënyrën se si u largua trajneri, me të cilin ruan një marrëdhënie të shkëlqyer, ndërsa mendon se rëndësia e tij në skuadër është zbehur dhe nuk është përshtatur ende me udhëzimet e reja të Xavi Hernandez.

    Juventusi dëshiron Depayn

    Në këtë situatë, Juventusi, i cili po përjeton një krizë të madhe rezultatesh, ka trokitur sërish në derën e Depay.

    Massimiliano Allegri konsideron se holandezi do të ishte njeri që do bënte diferencën në skemën e tij, ndaj Zonja e Vjetër do ta kërkojë nëse Barça vendos ta lejojë largimin e tij.

    Juventusi ka nevojë për sulmues me lëvizshmëri dhe Allegri vazhdon të mendojë se Memphis do të ishte alternativa më e mirë.

    Një ofertë afër 60 milionë euro për Depay do të ishte shumë e mirëpritur nga Barcelona, e cila synon transferimin e Erling Haaland dhe i nevojiten para për të bërë transferime tjera të nivelit të lartë. 

    Lajmi Paraprak

    Sjelljet e prindërve që dëmtojnë vetëvlerësimin e fëmijës

    Lajmi i rradhës

    Analiza e Lubonjës: Berisha ka tetë vjet që ka ikur | Amerika t’i referohet dhe treguesve dramatikë në qeverinë Rama

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë