Barcelona ia ofron dy yje PSG-së për Mbappen

    L’Equipe vazhdon të raportojë se Barcelona është tejet e interesuar për transferimin e Kylian Mbappes.

    Madje, sipas mediumit francez – klubi katalanas është i gatshëm të sakrifikojë dy yje për të marrë sulmuesin.

    Sipas të afërmëve të Ousmane Dembeles, Joan Laporta i ka ofruar Paris Saint-Germainit shërbimet e anësorit dhe Gavit për kartonin e Mbappes.

    Mirëpo, PSG e ka refuzuar ofertën e tyre, duke bërë të ditur se në këtë marrëveshje e duan edhe Pedrin.

    Barcelona e ka refuzuar këtë opsion të tretë, duke bërë me dije se mbesin vetëm në dy opsionet e para.

    Në anën tjetër, Mbappe është duke insistuar vetëm në transferimin te Real Madridi dhe te asnjë skuadër tjetër në këtë apo verën tjetër. 

    Lajmi Paraprak

    Simptomat e kancerit të vezore të cilat duhet t’i dini madje edhe nëse jeni të reja

    Lajmi i rradhës

    Si temperaturat e larta mund të revolucionarizojnë mënyrën se si ne punojmë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë