Barcelona po përpiqet të shmangë rastin e Mess-it me kontratën e re të Yamal

    Barcelona po përpiqet që ta rinovojë kontratën e Lamine Yamal, por janë të etur që të mos e përsërisin fiaskon që ndodhi me kontratën e Lionel Messit në të kaluarën. 

    Siç ka raportuar mediumi spanjoll AS, Yamal ka nënshkruar kontratë me Barcelonën në vitin 2023 deri në verën e vitit 2026, por gjithashtu kanë instaluar një rinovim të dytë deri në vitin 2030 që do të aktivizohet automatikisht vitin e ardhshëm. 

    Sidoqoftë, pasi marrëveshja nuk është finalizuar ende, 17-vjeçari mund të mbetet pa kontratë pas 12 muajsh. 

    Raporti shton se agjenti i tij Jorge Mendes është në bsiedime me Barcelonën për rinovimin e kontratës, por asnjë marrëveshje nuk është arritur ende mes palëve. 

    Që të dy anët, Barcelona dhe përfaqësuesit e Yamal thuhet se kanë besim që një marrëveshje do të arrihet për qëndrimin e yllit spanjoll të paktën deri në vitin 2030. 

    Por, blaugranasit janë në dijeni të rrezikut që të krijohet situata e njëjtë si me Messin në vitin 2021, kur ai u largua si lojtar i lirë në drejtim të Paris Saint-Germainit. 

    Borxhi i klubit ishte mbi 1 miliardë euro, pasi kishin ezkagjeruar me harxhime për vite e vite me radhë, pastaj pandemia COVID-19 dhe gjitha këto bën që ata të mos kenë mundësi ta përballojnë rinovimin e argjentinasit. 

    Në këtë mënyrë, ata nuk duan që situata me kontratën e Yamal të stërzgjatet. 

    AS shton se Barcelona po përgatit një propozim sipas të cilit Yamal do të bëhej lojtari më i paguar në klub. 

    Yamal tani do të fokusohet që ta ndihmojë Barcelonën të sigurojë një fitore në udhëtim ndaj Atletico Madridit të dielën.

    Lajmi Paraprak

    Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi – çfarë shkoi keq?

    Lajmi i rradhës

    BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë