Barcelona zyrtarisht transferon Ferran Torresin

    Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se ka transferuar Ferran Torresin nga Manchester City.

    Anësori spanjoll ka nënshkruar kontratë me skuadrën katalunase deri më 30 qershor të vitit 2027.

    “FC Barcelona ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Ferran Torres”.

    “Lojtari ka nënshkruar kontratë për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftim.

    “Të hënën, më 3 janar, nga ora 11:00 CET, prezantimi i lojtarit si anëtar i ri i skuadrës së parë të FC Barcelona do të bëhet në një ngjarje që i paraprin seancës stërvitore me dyer të hapura në orën 12:00 CET në Camp Nou. Pas seancës stërvitore, Ferran Torres do të dalë para mediave në një konferencë shtypi në distancë në dhomën e shtypit të Ricard Maxenchs”, thuhet më tej në komunikatë.

    Barcelona ka paguar 55 milionë euro plus 10 milionë bonuse për transferimin e lojtarit.

    Lajmi Paraprak

    Antikorrupsioni në vitin 2022 do të kontrolloj pronësinë e gjykatësve , prokurorëve dhe drejtorëve

    Lajmi i rradhës

    Sa PCR teste të falsifikuara dhe substanca narkotike u regjistruan gjatë këtij viti?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë