Bayern Munich e njofton Barcelonën se e ka pranuar ofertën për Robert Lewandowskin

    Tashmë nuk ka më dilema pasi në orët e vona të mbrëmjes, Bayern Munich e ka njoftuar Barcelonën se e ka pranuar ofertën për Robert Lewandowskin.

    Sulmuesi polak kishte kërkuar sot që të largohej nga klubi për tu bashkuar me Barcelonën në fundjavë.

    Kjo kërkesë është pranuar nga klubi, që po ashtu kanë njoftuar edhe Barcelonën që oferta  e tyre është pranuar, shkruan gazetari Fabrizio Romano, ndërsa lajmi konfirmohet edhe nga mediumet spanjolle.

    Lewandowski ka marrëveshje me Barcelonën për 3 vitet e ardhme, ndërsa Bayern Munich do të marr 50 milionë euro.

    Sulmuesi polak ka kohë që ka kërkuar largimin nga Bayern Munich për tu bashkuar me Barcelonën.

    Për të kishte interesim edhe nga Chelsea dhe PSG.

    Lajmi Paraprak

    Lufta e dronëve: Përgjigjja vendase e Ukrainës ndaj teknologjisë “vdekjeprurëse” kineze të zbulimit

    Lajmi i rradhës

    “Deputetët shqiptarë të mos e mbështesin propozimin francez”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë