Benzema: Kam realizuar tri ëndrrat që kam pasur në jetën time

    Viti fantastik i Karim Benzemas u mbyll me fitoren e Topit të Artë në fillim të kësaj jave, dhe sulmuesi francez pranon se tani i ka përfunduar të gjitha objektivat apo ëndrrat që i ka vënë vetes si i ri.

    Sulmuesi francez është hapur për arritjen, duke thënë se gjithmonë ka dashur të njihet si lojtari më i mirë në botë.

    Megjithatë, ky nuk ishte qëllimi i vetëm që ai vendosi për veten e tij, pasi kishte tri ëndrra që synonte t’i realizonte dhe tani i ka arritur ato.

    “Ka qenë sezoni im më i mirë sepse në fund mora Topin e Artë”, ka thënë fillimisht Benzema për Real Madrid TV.

    “E kam ëndërruar që fëmijë, ka qenë sezoni më i mirë i jetës sime”.

    Benzema me nënën e tij

    “Kam përmbushur tre ëndrrat që kam pasur në jetën time: të blej një shtëpi për nënën time, të nënshkruaj për Real Madridin, sepse është klubi më i mirë në botë dhe e treta ishte Topi i Artë”.

    “Jam shumë krenar për punën time”, përfundoi sulmuesi francez i Real Madridit.

    Lajmi Paraprak

    Kumbaro: Mbyllja e Teatrit të Tetovës gjatë dimrit, është dramë për aktorët dhe vetë Tetovën (Video)

    Lajmi i rradhës

    Regjistrimi i popullsisë në Kosovë është i domosdoshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë