Kumbaro: Mbyllja e Teatrit të Tetovës gjatë dimrit, është dramë për aktorët dhe vetë Tetovën (Video)

    Regjisori nga Shqipëria Arben Kumbaro ka pasur mundësinë të punojë me trupën teatrale të Tetovës në shfaqen “Armiku i popullit” të Henrik Ibsenit. Ai në një intervistë për Nistori.com ndër të tjera, mbylljen e Teatrit të Tetovës gjatë sezonit të dimrit, e quan dramë për vetë aktorët dhe qytetin, shkruan Nistori.

    I pyetur se cila do të ishte thirrja e tij në ndihmë të aktorëve, duke marrë parasysh se, problematikat e aktorëve, teatrit janë sfidë për ata, Kumbaro tha se për shkak të mungesës së kushteve, Teatri i Tetovës duhet të mbyllet gjatë dimrit dhe kjo është një dramë.

    “Tashi që po japim këtë intervistë bashkë, unë kam ftohtë në këtë skenë. Dhe po fillon sezoni i dimrit dhe në këtë moment ky teatër mbyllet. Dhe kjo është dramë. Dramë për këta aktorë, dramë për këtë qytet, por dramë edhe për kulturën shqiptare. Uroj me zemër që sa më shpejtë, Teatri që ka 10 vjet që po ndërtohet këtu, karshi këtij, të mbarojë dhe ta gëzojë ky qytet, ta gëzojnë të gjithë shqiptarët. Do të jetë një shenjë dhe gurthemeli edhe për kulturën shqiptare. Është shumë e rëndësishme kjo gjë. Është shumë e rëndësishme kjo gjë.” – deklaroi Kumbaro për Nistorin.

    Ndryshe, sonte (21.10.2022) në ora 20:00 në Teatrin e Tetovës do të jepet repriza e shfaqes “Armiku i popoullit”. Bileta do të kushtojë 200 denarë dhe mund t’i rezervoni në numrat e telefonit: 044/351-231 dhe 070/880-711. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Krijoni një stil të shëndetshëm jetese

    Lajmi i rradhës

    Benzema: Kam realizuar tri ëndrrat që kam pasur në jetën time

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë