Benzema synon ta thyejë rekordin e Ronaldos në Ligën e Kampionëve

    Karim Benzema do të tentojë të thyejë rekordin e golave të Cristiano Ronaldos brenda një sezoni të Ligës së Kampionëve në ndeshjen kundër Liverpoolit në finalen e së shtunës.

    34-vjeçari ka shënuar 15 gola në 11 ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, që është vetëm dy prapa rekordit të të gjitha kohërave për një sezon të vetëm në Champions League, i cili mbahet nga Ronaldo, i cili shënoi 17 herë gjatë sezonit 2013-14 për Real Madridin.

    Benzema shënoi pesë herë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, duke barazuar kundër Interit në muajin shtator përpara se të shënonte pastaj kundër Sheriff Tiraspol dhe Shakhtar Donetsk në katër ndeshje radhazi.

    Reprezentuesi francez më pas shënoi het-trick radhazi kundër Paris Saint-Germain dhe Chelseat në fazën e 1/16-të dhe në çerekfinale.

    Benzema gjithashtu shënoi tre herë në dy ndeshjet e tyre gjysmëfinale me Manchester Cityn, duke i bërë 10 gola në pesë paraqitjet e tij të fundit në Champions League.

    Sulmuesit i duhet gjithashtu vetëm një gol për t’u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Kupës Evropiane, pasi ai aktualisht është i barabartë me Robert Leëandoëskin, nga 86 gola.

    Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit, duke shënuar në 140 raste gjatë kohës së tij me Man United, Real Madridin dhe Juventusin.

    Ndërkohë, Lionel Messi është i dyti në renditje, pasi ka shënuar 125 gola, 120 prej të cilëve erdhën gjatë kohës së tij në Barcelonë përpara se të realizonte pesë gola në Paris Saint-Germain që nga ardhja e tij verën e kaluar.

    Benzema ka qenë në formë të shkëlqyer për Real Madridin gjatë sezonit 2021-22, duke shënuar 44 gola dhe duke regjistruar 15 asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat.

    Lajmi Paraprak

    Kur ekonomia mund politikën

    Lajmi i rradhës

    Aziri: Talat Xhaferi është kryeparlamentar vetëm i deputetëve të BDI-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë