Carlo Ancelotti rekordmeni i Ligës së Kampionëve, rrëzon Alex Ferguson nga froni

    Eksperti italian Carlo Ancelotti u bë trajneri me më shumë ndeshje në historinë e Ligës së Kampionëve, duke përfshirë edhe ish Kupën e Kampionëve.

    Italiani mbrëmë u ul në stolin e Real Madridit në humbjen 2-0 ndaj Liverpoolit, që ishte ndeshja e tij e 215-të në garën më të fortë evropian të klubeve.

    Me këtë ai kaloi legjendarin Sir Alex Ferguson, ish-trajnerin e Manchester United, i cili e drejtoi skuadrën 214 herë në Ligën e Kampionëve.

    Ancelotti ka trajnuar ekipe si Parma, Juventus, Milan, Chelsea, PSG, Bayern, Napoli dhe Real Madrid, ku Ancelotti ka arritur 123 fitore.

    Me Milanin dy herë fitoi titullin si kampion i Evropës, tre herë me Real Madridin.

    Ai konsiderohet nga shumë njohës si trajneri më i madh në histori të futbollit.

    Lajmi Paraprak

    Si të hiqni djegësinë e qepës me tri metoda natyrale

    Lajmi i rradhës

    Stacionet e reja policore në veri – Më shumë siguri apo presion?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë