A po transferohet Lewandowski te klubi që gjithmonë ka ëndërruar?!

    Agjenti i Robert Lewandowskit, Pini Zahavi ka bërë edhe një herë të ditur se lojtari dëshiron të largohet nga Bayern Munichu.

    Sulmuesi polak po kërkon një aventurë të re edhe pse ka kontratë me Bavarezët deri në vitin 2023.

    Derisa, Barcelona po synon transferimin e tij, Zahavi ka deklaruar se Lewandowski dëshiron të transferohet te një klub ku gjithmonë e ka ëndërruar.

    “Për Robert Lewandowskin, Bayerni është histori e lashtë. Roberti dëshiron të largohet nga Bayerni pas tetë vitesh në të cilat i dha klubit gjithçka”.

    “Tani, pothuajse në moshën 34-vjeçare, ai ka mundësinë të përmbushë një ëndërr të jetës dhe t’i bashkohet klubit që ai gjithmonë ka ëndërruar”, ka thënë ai.

    Por, nga e kaluara, Lewandowski gjithmonë e ka admiruar një transferim te Real Madridi, por që ishte një operacion vështirë i realizueshëm.

    Mirëpo, me dështimin për të transferuar Kylian Mbappen, Los Blancos thuhet se kanë kthyer interesimin e tyre te polaku dhe do të tentojnë ta transferojnë në këtë verë. 

    Lajmi Paraprak

    Pse fëmijët shpesh kanë shpërthime zemërimi?!

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski dhe Petkov do të flasin për negociatat e deritanishme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë