Çfarë i duhet Liverpoolit më së shumti momentalisht sipas Jurgen Klopp!

    Liverpool janë duke u bërë gati për sfidën me West Ham United në “Anfield” të dielën, me synimin kryesor që ta vazhdojnë startin perfekt të sezonit.

    Deri më tash nën urdhrat e Jurgen Klopp, Liverpool kanë siguruar katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e para në Ligën Premier.

    Klopp është optimist se Liverpool mund të vazhdojë këtë seri të rezultateve pozitive. Tekniku gjerman pranon se gjëja më e rëndësishme që ai është duke e kërkuar momentalisht është stabiliteti.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Klopp tha: “Unë kam thënë se kështu e dua skuadrën, dhe mendoj se në pesë ndeshjet e para tonat, njerëzit e ndajnë këtë mendim”, ka thënë fillimisht gjermani.

    “Stabiliteti është ajo që po kërkojmë më shumë se çdo gjë tjetër. Vazhdoj të them, ky është një ekip i ri kështu që nuk ka sens që ata të kenë stabilitet kaq herët dhe gjëja më pozitivë është se ne kemi vazhduar të marrim rezultati të mira në këtë fazë të zhvillimit”, u shpreh Klopp.

    Liverpool momentalisht pozicionohet në vendin e tretë në renditjen tabelare me 13 pikë të grumbulluara.

    Ata gjithashtu e kanë nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin e tyre në Ligën e Evropës, teksa pak ditë më parë morën fitoren e parë në udhëtim ndaj ekipit austriak LASK, me rezultat 3:1.

    Lajmi Paraprak

    Kjo është një pyetje që edhe drejtuesit më të mirë e dështojnë – kush e ka përparësinë?

    Lajmi i rradhës

    Janë nxënës shembullorë, por e ndërprenë mësimin pasi komuna ua ndali transportin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë