Cilat klube synojnë transferimin e Neymarit?

    Koha e Neymarit në Paris Saint-Germain po i vjen fundi sipas RMC Sport.

    Klubi francez ka marrë vendimin për të shitur brazilianin 30-vjeçar këtë verë dhe vetë lojtari ka pranuar vendimin e tyre dhe ka pranuar të largohet.

    Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro, por ai nuk ka arritur të shfaq asnjëherë atë që bëri te klubi katalunas.

    Dhe tani ai është lojtari i tretë më i rëndësishëm në skuadër pas Kylian Mbappes dhe Lionel Messit. Nasser Al-Khelaifi ka folur ashpër edhe për paraqitjen e brazilianit vitin e kaluar.

    Neymar nuk kishte planifikuar të largohej nga PSG-ja këtë verë – ai do të udhëheqë ekipin kombëtar brazilian në Kupën e Botës në Katar më vonë këtë vit dhe shpresonte të ruante qëndrueshmërinë dhe rregullsinë para asaj kohe.

    Por, zhvillimet e fundit e kanë bërë atë të mendojë rreth të ardhmes. Chelsea, Manchester United dhe Newcastle United janë skuadrat që i duan shërbimet e tij dhe mund të përballojnë pagën e tij të majme. 

    Lajmi Paraprak

    Bashkimi i tregut të punës me Shqipërinë, vetëm në letër

    Lajmi i rradhës

    Si synon G7 të dëmtojë Rusinë me çmimin tavan për eksportet e naftës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë