Çka po ndodh me Lejkersin? Asnjë fitore në gjashtë ndeshje

    Skuadra e Los Anxhelos Lejkers, edhe pse ka më shumë yjë, ende nuk ka fituar asnjë përballje para sezonale. Lebron Xhejmsit dhe entoni Dejvisit, iu bashkuan Karmelo Entoni , Rasel Uestbruk, ndërsa në skuadër u kthyen nga huazimet Duajt Hauard dhe Razhon Rondo.

    Mirëpo në sfidat parasezonale, skuadra e drejtuar nga trajneri Frenk Vogëll, nuk fitoi asnjë përballje nga ato 6 të zhvilluara. Së fundit, Los Anxhelos Lejkers pësoi disfatë edhe nga Sakramanto Kings me rezultat 116-112. Xhejms shënoi 30 pikë, Uestbruk shtoi 18 dhe Entoni 15 pikë, ndërsa Daeron Foks shënoi 21 pikë te Sakramento. Më parë, Lejkers pësoi disfatë ndaj Bruklinit, 2 herë ndaj Feniksit dhe Golden Stejtit.

    Kujtojmë se sezoni aktual për yjet e Los Anxhelos Lejkers do të nis më 20 tetor, kur në palstrën sportive “Stejpëlls” do të vij Golden Stejt, ndërsa tre ditë më vonë edhe Feniksi.

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: MPB-ja e përgatitur për ditën e zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Unë dy kapituj i kam në jetë, një është i marrëveshjes së Ohrit dhe i dyti kapitulli i blertë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë