Dani Alves thot se Barcelona duhet ta rikthej Messin

    Dani Alves i ka kërkuar Barcelonës që ta rikthejë Lionel Messin në Camp Nou.

    Në verën e viti të kaluar, ylli argjentinas u larguar nga klubi katalunas pas më shumë se dy dekadash, pasi kriza financiare nuk lejoi regjistrimin e tij.

    Por edhe pse shtat herë fituesi i Topit të Artë është tani pjesë e Paris Saint-Germain, Alves ka kërkuar nga Blaugranasit që Messi të rikthehet.

    “Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit. Është e çuditshme të jesh këtu dhe mos ta shoh, të mos e kem në skuadër”, ka thënë mbrojtësi brazilian.

    “Nganjëherë gjërat nuk ndodhin siç ëndërrojmë. Unë tashmë i kam thënë atij se nuk do të gjejë asnjë vend më të mirë se këtu”.

    “Ai më ta të njëjtën gjë kur u largova. Do të ishte gjë e bukur nëse Messi e përfundon këtu karrierën. Përfundimi i karrierës do të ishte fantastike për të dhe klubi do të kujdesej për këtë”, ka shtuar më tej Alves.

    Kujtojmë se brazilian u rikthyer te Barcelona në moshën 38-vjeçare dhe bëri debutimin e dytë në këtë muaj.

    Lajmi Paraprak

    Kush do të paguajë më shumë për rrymë?

    Lajmi i rradhës

    Yuri Kim: Provat për të shpallur non grata Sali Berishën, u mblodhën nga FBI, CIA e DASH

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë