Dembele nuk do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën

    Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me katalunasit dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

    Barcelona i ka ofruar një kontratë të re francezit dhe i dha ultimatum që të rinovojë atë, ultimatum që zgjati 48 orë.

    Mirëpo ky ultimatum i klubit katalunas ka përfunduar dhe Dembele ka vendosur që mos ta vazhdojë kontratën.

    Tani gjiganti katalunas e ka të qartë se brenda afatit kalimtar të janarit duhet të gjejë një skuadër që do ta blejë sulmuesin anësorë.

    Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany ka folur për çështjen e francezit, duke thënë se ai nuk do të rinovojë dhe duhet të largohet nga klubi brenda janarit.

    “Është e qartë se Dembele nuk dëshiron të vazhdojë me Barcelonvn. Ai nuk dëshiron të jetë pjesë e projektit tonë”. “Ne i kemi thënë tanimë Dembeles se duhet të largohet menjëherë. Presim që Ousmane të shitet para datës 31 janar”, ka deklaruar Alemany. 

    Lajmi Paraprak

    Nagavci: Shkollat duhet të jenë të fundit që duhet të mbyllen

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është berishizmi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë