Dhjetë trajnerët më të mirë në botë në sezonin e fundit

    Mediumi i njohur ESPN ka renditur dhjetë trajnerët më të mirë në botë në sezonit 2022/23, ku listës i prinë Pep Guardiola i Manchester Cityt.

    Përfundimi i sezonit të rregullt në botën e futbollit ka bërë të ketë ndryshime në renditjen e trajnerëve më të mirë.

    Është mediumi i njohur ESPN që ka publikuar listën me dhjetë trajnerët më të mirë në botë për këtë sezon, të bazuar votat e dhëna shkaku i rezultateve.

    Fitimi i tre trofeve nga Manchester City ka bërë që Guardiola ta marrë fronin si trajneri më i mirë i sezonit 2022/23.

    Guardiola ka lënë pas vete trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin, ndërsa podiumi plotësohet nga Luciano Spalletti, i cili fitoi titullin e Serie A me Napolin.

    Në vendin e katërt është renditur Mikel Arteta i Arsenalit, në të pestin Jurgen Klopp i Liverpooli, ndërsa në vendin e gjashtë Lionel Scalonni i Argjentinës.

    Vendi i shtatë është rezervuar nga Erik ten Hag i Manchester Unitedit, i teti nga Roberto De Zerbi i Brighton, i nënti nga Simone Inzaghi i Interit dhe Xavi i Barcelonës mbyll top dhjetëshen. 

    Lajmi Paraprak

    ASh: Ballkani i Hapur nuk mori as përkrahjen e vetë Bashkimit Europian

    Lajmi i rradhës

    Shërbëtori i diktatorit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë