Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në “Tokio 2020”

    Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ndihet e lumtur dhe krenare që ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

    Distria Krasniqi ka bërë krenare gjithë Kosovën, pasi ka arritur të triumfojë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

    Xhudistja pejane fitoi katër ndeshje gjatë ditës së sotme për të fituar medaljen e artë dhe ndihet krenar me arritjen e saj.

    “Ndjenjë shumë e mirë. Jam e lumtur për veten, trajnerin, familjen dhe gjithë vendin”, ka thënë fillimisht Distria pas triumfit.

    “Ka qenë një luftë e vështirë ndaj japonezes, që janë më të mirët në botë”.

    “Falënderoj të gjithë për përkrahjen”

    “Kjo është një ëndërr e realizuar. Jam e ende e re dhe pretendoj të marrë pjesë edhe në dy olimpiada”.

    “Do të vazhdoj kështu. Ndoshta do ta ndërroj kategorinë”, përfundoi xhudistja jonë.

    Lajmi Paraprak

    Banesat sociale | Tetova e diskriminuar

    Lajmi i rradhës

    Vjen sërish vala e të nxehtit, kështu do jenë temperaturat nga mesi i javës së ardhshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë