“Doja të kthehesha te Barcelona, por nuk ishte e mundur”

    Lionel Messi ka folur për largimin e tij nga Paris Saint-Germain dhe ka zbuluar se donte të kthehej te Barcelona, ​​por lëvizja nuk u realizua.

    Ylli argjentinas ishte i gatshëm të kthehej në Camp Nou pas dy viteve të kaluara te PSG, por rikthimi i tij ishte i pamundur.

    Është vet sulmuesi i Interi Miamit, i cili ka zbuluar idenë e tij për t’u rikthyer, por e cila nuk arriti të materializohej dhe ai vendosi për një vend tjetër.

    “Kisha synimin të kthehesha në Barcelonë dhe të isha në gjendje të kthehesha në një vend që gjithmonë doja të isha, por nuk ishte e mundur përsëri”, ka thënë fillimisht Messi në një intervistë për Simplemente Futbol.

    “Pas kësaj, (vendosja për një klub të ri) u bë një vendim familjar. Fakti që fituam Kupën e Botës gjithashtu pati një ndikim të madh”.

    “E kisha të qartë se nuk doja të isha në një ekip tjetër në Evropë, nuk doja të shkoja në asnjë prej tyre”, përfundoi ylli argjentinas.

    Lajmi Paraprak

    Gjermani, dega e ndërtimit ka nevojë për forca pune

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë