Drenica befason Ballkanin, Prishtina mposht Llapin dhe merr kreun

    Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës.

    Drenica ka bërë befasinë duke mposhtur Ballkanin (2 – 1), derisa Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim te Llapi (1 – 3), shkruan lajmi.net.

    Prishtina ishte më e mirë gjatë tërë ndeshjes kundër llapjanëve dhe me plotë meritë mori pikët e plota.

    Mankenda realizoi gol të bukur për të zhbllokuar rezultatin (15′), por Llapi u përgjigj shpejtë përmes Aliu (18′).

    Në fundin e pjesës së parë, Bekteshi shënoi me kokë për të rikthyer epërsinë (40′).

    Fitoren e bardhëkaltërve e vulosi sulmuesi Oto John (63′).

    Me këtë fitore, Prishtina merr kreun e Superligës me 69 pikë, derisa Llapi renditët në pozitën e pestë me 39 sosh.

    Nga ana tjetër, Drenica ka bërë befasinë e fundjavës duke triumfuar në Skenderaj ndaj Ballkanit.

    Uka shënoi me kokë për t’i dhënë epërsinë vendasve (20′), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

    Ndërsa, ishte sërish Drenica që shënoi e parë, por këtë herë realizues ishte Dennison (50′).

    E tëra që mundi të bënte Ballkani, ishte goli i nderit i realizuar nga Zeka (51′).

    Pas kësaj humbje, Ballkani zbret në pozitën e tretë me 67 pikë, derisa Drenica ngritët në pozitën e gjashtë me 38 sosh. /Lajmi.net/

    Lajmi Paraprak

    Apple vë në zbatim rregullin e ri të privatësisë së të dhënave

    Lajmi i rradhës

    Hapet zyrtarisht ura më e gjatë në botë për këmbësorët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë