E ardhmja e Neymar vazhdon të jetë e paqartë

    Gjatë ditës së djeshme mediat e ndryshme evropiane raportuan se Paris Saint Germain e ka nxjerr në shitje yllin brazilian Neymar Jr.

    Ky lajm bëri bujë të madhe dhe shumë skuadra kanë shprehur interesim për të.

    Por përkundër se parisienët duan ta shesin brazilianin, ky i fundit ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Parc de Princes.

    Në një prononcim për ‘Oh my goal’, Neymar ka deklaruar se deri më tani klubi nuk e ka njoftuar me asgjë sa i përket të ardhmes dhe se dëshira e tij është të qëndroj.

    “Për momentin asnjë gjë nuk më është komunikuar për të ardhmen. E vërteta është se unë do të qëndroj. Kjo është e vërteta”, u shpreh braziliani Neymar.

    30-vjeçari u transferua te PSG në verën e vitit 2017 nga Barcelona për shumën rekorde prej 222 milionë eurove, derisa ka kontratë me klubin parisien deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

    Reprezentuesi brazilian këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e PSG-së ku ka shënuar 13 gola e ka asistuar në tetë të tjerë.

    Lajmi Paraprak

    Tri gratë e hekurta që sfiduan Lukashenkon

    Lajmi i rradhës

    Pranohen edhe 12 viktima për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë