Jorge Mendes është takuar me zyrtarët e Juventusit, derisa raportohet se u ka kërkuar kontratë të re për Cristiano Ronaldon, raporton La Gazzetta dello Sport.
Ylli portugez lidhet me largim nga Zonja e Vjetër, mirëpo agjenti i 36-vjeçarit thuhet se ka shuar të gjithë zërat.
Mendes ka bërë të ditur se ata duan të rinovojnë kontratën aktuale që skadon në vitin 2022.
Agjenti i mirënjohur ka kërkuar së paku edhe një vit kontratë për pesë herë fituesin e Topit të Artë, duke synuar kështu t’i realizojnë synimet e klubit
U raportuar se Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Sporting Lisbona, janë destiancionet e mundshme, mirëpo duket se Ronaldo do të qëndrojë edhe më tej në Torino.
Njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit e dëshiron qëndrimin edhe më tej te Juventusi deh do e kërkojë triumfin në Ligën e Kampionëve.