“El Clasico” edhe në Superkupën e Spanjës

    Në fillim të vitit të ardhshëm, katër klube do të garojnë për trofeun e Superkupës së Spanjës. Barcelona-Real Madrid dhe Atletiko Madrid-Atletik Bilbao, janë dy gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës. Ky turne edhe këtë vit do të mbahet në Arabinë Saudite, në fillim të vitit 2022.

    Sipas mediave spanjolle, Superkupa e Spanjës do të startojë më 15/16 janar 2022, ndërsa orari i ndeshjeve nuk është bërë i ditur ende.

    Katër top klubet spanjolle pritet të dhurojnë spektakël në këtë turne, me qëllimin që në fund të fitojnë trofeun e çmuar. Kujtojmë që Atletik Bilbao arriti të fitojë Superkupën për vitin 2021, pasi arriti të mposht në finale Barcelonën me rezultat 2-3.

    Lajmi Paraprak

    Rama: Bashkimi Kosovë-Shqipëri më i mundshëm jashtë BE-së sesa brenda saj

    Lajmi i rradhës

    Detaje të reja për certifikatat e vaksinave nga Ministria e Shëndetësisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë