Shefi i skuadrës së Ferrarit në Formula 1, Matia Binoto, ka deklaruar se mekanikënt dhe inxhinierët të skuadrës italiane nuk pushojnë , por se janë duke krijuar makinën për vitin 2022. Pas dy garave në vitin 2021, Ferrari është në vendin e katërt të renditjes së përgjithshme, ndërsa skuadra italiane potencojnë se janë të kënaqur me atë që kanë arritur deri më tani,
“Makina e këtij sezoni i ka takuar pritshmëritë tona. Jemi prezantuar mirë dhe jemi të kënaqur. E vërtetë është se para muajit janar duhej të koncetrohemi për krijimin e makinës se re, me të cilin pilotët tani do të garojnë në vitin 2022. Për kjo është një sfidë e madhe, për shkak të ndryshimit të disa rregullave,” tha mes tjerash Binoto.
Gara e ardhshme e Formula 1, do të zhvillohet më 2 maj në Portugali. Pilotët e Ferrarit, Çarls Leklerk dhe Karlos Sajnc u ndalën në vendin e katërt dhe të pestë në garën e fundit, në pistën “Imolla” në Itali.