Florian Marku mbron titullin IBF

    Florian Marku ka arritur ta mbrojë titullin IBF në peshat e lehta, duke nokautuar Jenkins në raundin e katërt.

    Raundi i parë filloi me mjaft kujdes nga boksieri shqiptar, që priste nga kundërshtarin Chris Jenkins që të hapej më shumë, pasi ky i fundit shfrytëzoi më shumë gjatësinë e tij.

    Në të dytin, Marku ishte më kërkues dhe e bëri disi Jenkinsin të tërhiqej në qoshe, duke synuar të lëshonte goditje të fuqishme, por që kishte tërheqje të vazhdueshme nga ky i fundit.

    Chris vazhdoi me përkuljet e tij edhe në raundin e tretë, derisa Markut iu kërkua nga trajnerët e tij që t’i lëvizte këmbët më shumë dhe të shpejtonte në goditjen e tij.

    Nga kjo kërkesë, edhe reagoi boksieri shqiptar që lëshonte herë pas here goditje brilante në drejtim të Jenkins.

    Nga i treti, Marku duket se mori zemër dhe vazhdoi me goditjen të fuqishme, ndërsa kampi i tij e motivoi me fjalët se po bënte një punë të mirë dhe duhej të vazhdonte të godiste me shpejtësi.

    Raundi i katërt ishte fatal për Jenkins, pasi Marku ia doli ta nokautonte dhe ta mbronte titullin IBF në peshat e lehtë.

    Përse Florian Marku e kërkon me ngulm ballafaqimin me Amir Khanin

    Marku pas meçit ka thirrur emrin e Amir Khan. Por, shumëkush mund të ketë pyetur se përse boksieri shqiptar e dëshiron përballjen me të.

    “Jam në këtë lojë që tre vite dhe jam këtu ku jam, më jepni Amir Khanin tani, më jepni Amir Khanin tani, do ta thyejë edhe atë”.

    “E dija se lufta ishte dhjetë raunde dhe duhej të tregoja çfarë kam mësuar këta muaj edhe pse nuk tregova shumë”.

    “Mos më përmend emra që më kanë injoruar kur isha duke ngritur në pesha. Më jepni Amir Khanin dhe do ta shihni”, ka shtuar më tej ai.

    Amir Khan është një boksier profesionist, promovues dhe filantropist britanik. Ai është një ish-kampion i unifikuar i botës në peshën e lehtë, duke mbajtur titullin WBA nga 2009 deri në 2012 dhe titullin IBF në 2011.

    Në nivel rajonal, ai mbajti titullin e Commonwealthit për peshën e lehtë nga 2007 deri në 2008.

    Popullariteti që gëzon ai në Britani është tejet i madh dhe Marku dëshiron t’ua dëshmojë të gjithëve se mund të jetë më i mirë se ai dhe të krijojë një vend në historinë e boksit me emrin e tij. 

    Lajmi Paraprak

    Të merresh me bagëti kërkon mund, punët nisin në orën 6 të mëngjesit dhe përfundojnë kur perëndon dielli

    Lajmi i rradhës

    Ka ardhur koha për të hedhur furçën e dhëmbëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë