Ka ardhur koha për të hedhur furçën e dhëmbëve

    Larja e duhur dhe e rregullt e dhëmbëve është garancia më e madhe e shëndetit oral.

    Por nëse furça që përdorni nuk është adekuate për arsye të caktuara, mund të zvogëlojë ndjeshëm përfitimet e larjes.

    Edhe pse i lani dhëmbët për të paktën dy minuta dhe pas çdo vakti, nëse nuk kujdeseni për furçën, të gjitha përpjekjet tuaja mund të jenë të kota, transmeton Telegrafi.

    Larja e dhëmbëve na lejon të largojmë mbeturinat e ushqimit, bakteret dhe çdo gjë që mund të çojë në karies, prishje dhe sëmundje të tjera.

    Gjëja e parë që duhet t’i kushtoni vëmendje një furçe dhëmbësh janë fijet. Kur vëreni se kanë humbur ngurtësinë ose ngjyrën, ky është treguesi i parë që duhet ta hidhni.

    Edhe një tjetër faktor i rëndësishëm në konsumimin e furçës është grumbullimi i pastës midis fijeve – kjo është një shenjë se një numër të madh bakteresh ka në furçën tuaj!

    Nëse fijet bien dhe konsumohen shpejt, ky është një tjetër tregues që duhet ta hidhni në kosh mbeturinash. Dentistët vlerësojnë se duhet të përdorni një furçë mesatarisht për 3 muaj.

    Ndonjëherë gjatë larjes, ne i fërkojmë dhëmbët më fort dhe më gjatë sepse besojmë se do të jetë më të pastër. Por ky është edhe një gabim tjetër! Kjo mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve dhe të shkaktojë acarim të mishrave të dhëmbëve.

    Problemi përkeqësohet nëse furça është zbehur ose ka ndryshuar formë dhe ngurtësi. 

    Lajmi Paraprak

    Florian Marku mbron titullin IBF

    Lajmi i rradhës

    BREAKING NEWS (BBCNN)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë