Boshnjaku: Ishim 14 pikë mbrapa, ndjenjë e mirë

    Futbollisti i Prishtinës, Lorik Boshnjaku është ndarë i lumtur pas fitores ndaj Llapit.

    “Bardhëkaltërit” tani janë lider i vetëm në Superligë, meqenëse Ballkani u mposht nga Drenica, shkruan lajmi.net.

    Boshnjaku tha se do bëjnë çmos për fitore në këto katër ndeshjet e mbetura.

    “Sigurisht ndjenjë e mirë, sepse ishim 14 pikë mbrapa, por me karakterin dhe dëshirën e madhe të gjithsecilit lojtar arritëm të rikthehemi në vendin e parë dhe shpresoj që në këto katër ndeshje që na kanë mbetur t’ia arrijmë ta mbajmë, sepse më s’kemi asgjë për të humbur. Edhe katër ndeshje, edhe katër finale, besoj që gjithsecili do të japim qindpërqindtë që të mbajmë vendin e parë”, deklaroi ai.

    Sidoqoftë, Drita dhe Ballkani vazhdojnë të mbesin në garë për titull.

    Lajmi Paraprak

    Shkëmbi deklarohet pas humbjes nga Drenica: Nuk funksionoi asgjë!

    Lajmi i rradhës

    Historia e gjashtë burrave kinezë që u zhdukën nga “historia rreth Titanikut” – së paku deri më tani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë