Gjyqtari më simpatik i futbollit anglez do të pensionohet – Mike Dean flet për të gjitha, nga ‘festa’ te goli i Tottenham te momenti i Agueros që i solli titullin Cityt

    Gjyqtari i famshëm anglez i futbollit, Mike Dean, do të tërhiqet në fund të sezonit dhe në prag të largimit ai kujtoi momentet e famshme gjatë karrierës së tij, duke përfshirë edhe kthesën e famshme të Manchester Cityt te titulli i fituar në vitin 2012.

    Momenti i famshëm “Agueroooo” është ende një nga skenat më famshme në historinë e futbollit botëror. Man City ishte duke humbur 1-2 kundër QPR, por Edin Dzeko dhe Sergio Aguero sollën fitoren e titullit me golat e tyre në fund.

    Është ndeshja më e mirë që ai ka gjykuar ndonjëherë dhe këtë e thotë vetë Mike Dean në një intervistë për Sky Sports në prag të pensionimit të tij.

    “Ndeshja më e mirë që kam gjykuar  ndonjëherë për shkak të rëndësisë që kishte. U thashë djemve (gjyqtarëve tjerë) se diçka do të ndodhte. E dija që kur shënuan golin e parë, ata do të shënonin të dytin. Përfundimi më i mirë i një ndeshje ndonjëherë, pasi kurrë askush nuk do ta fitojë kurrë ligën në atë mënyrë”, ka thënë Dean.

    Ndër polemikat e shumta që e shoqëruan gjyqtarin anglez me përvojë është edhe ajo e vitit 2012, kur ai ‘festoi’ golin e Tottenhamit ndaj Arsenalit në derbin e Londrës së Veriut.

    “Unë nuk mendoj se kam festuar një gol. Kam festuar vendimin tim të madh për avantazhin para golit. E bëra sepse e dua futbollin. Nëse e lë avantazhin dhe diçka e mirë ndodh më pas është mirë”, ka thënë Dean, transmeton Telegrafi.

    Kishte dhjetëra situata të diskutueshme dhe Dean shpjegoi gjithashtu edhe arsyen se pse nuhati gjyqtarin ndihmës në një ndeshje.

    “Nuk e kam nuhatur gjyqtarin, por fanellën e tij. Ian vendosi një yndyrë në këmishën e tij dhe era e keqe u përhap nëpër tunel. Ishte e tmerrshme ndaj më duhej ta nuhasja”, ka treguar Dean.

    Ai mbahet mend edhe për shakanë që i bëri Kun Agueros, kur ia fshehu topin, pasi ky i fundit kishte shënuar het-trik.

    Po ashtu Dean njihet edhe si tifoz i Tranmere Rovers, ku njëherë kishte udhëhequr edhe tifozët e kësaj skuadre në tribuna.

    Lajmi Paraprak

    Imazhet flasin…

    Lajmi i rradhës

    ME SHQIPTARË NË PUSHTET! VMRO “kopjon” recetën e LSDM-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë