Golat e shënuar: Bayern Mynih shënjestron rekordin botëror, që zgjat prej 82 vjetësh!

    Bayern Munich vazhdon të fluturojë në Bundesligë pas fitores 3-2 në shtëpi kundër Këlnit, në një ndeshje që hyri në histori sepse bavarezët kanë arritur 74 ndeshje zyrtare radhazi duke shënuar të paktën një gol. Rekord europian tani për tani, por Leëandoëski dhe shokët e tij të skuadrës rrezikojnë të tejkalojnë një rekord botëror që i përket River Plate prej 82 vjetësh.

    Skuadra, tani e stërvitur nga Julian Nagelsmann, ka bërë më mirë se Santos i Pele mes 1961 dhe 1963 dhe Real Madrid të Cristiano Ronaldos mes 2016 dhe 2017: që kanë shkuar në gol për 73 ndeshje radhazi. Tani bavarezët duhet të shënojnë 22 gola – minimumi – në të njëjtin numër ndeshjesh, për të arritur Millonarios në krye të klasifikimit. Fillimisht ata duhet të kalojnë San Paolon, një klub që ka koleksionuar 82 ndeshje me të paktën një gol të shënuar mes viteve 1930 dhe 1933.

    Nga tani deri në fund të vitit, kampionët në fuqi do të luajnë Kupën e Gjermanisë, 15 ndeshje të Bundesligës dhe gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve për të arritur një ngjarje historike të paprecedent në këtë shekull. Hera e fundit që Bayern mbeti pa shënuar ishte më 9 shkurt 2020: një 0-0 në shtëpi kundër Leipzig. 563 ditë më parë!

    31 herë fituesit e kampionatit gjerman, deri në fund të vitit 2021, mund të tejkalojnë kryesimin e River të udhëhequr nga José Manuel Moreno. Argjentinasit shënuan në 96 ndeshje radhazi: një seri që filloi pas një humbje 1-0 kundër Huracán më 6 shtator 1936 në transfertë dhe përfundoi pothuajse tre vjet më vonë! Më 11 qershor 1939, në fakt, ata humbën në kampionat 2-0 në derbin me Boca Juniors. Në atë hark kohor, 72 fitore, 13 barazime dhe 11 humbje. Pika referuese e ekipit ishte Charro Moreno, autor i 77 prej 316 golave të shënuar nga River, i cili në ato tre vjet fitoi gjashtë tituj.

    Lajmi Paraprak

    CORINA SCHWINGRUBER ILIĆ DHE NIKOLA ILIĆ: ÇFARË DO BËNI ME PRINDËRIT TUAJ KUR TË PLAKEN?

    Lajmi i rradhës

    Hoxha: Karantinë prej shtatë ditësh për qytetarët që kthehen në vend dhe nuk posedojnë test PCR

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë