Granit Xhaka për Blick: Krenar që do të luaj ndeshjen e 100-të kundër Kosovës, do të japë gjithçka për fitore

    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka do të luajë ndeshjen e tij të 100-të ndërkombëtare me Zvicrës dhe atë pikërisht kundër vendlindjes së tij, Kosovës, dhe për këtë takim dhe shumëçka tjetër ka folur vet ylli i Arsenalit.

    Zvicra do të luajë ndaj Kosovës më 29 mars në miqësoren e luksit e cila pritet të zhvillohet ‘Stadion Letzigrund’ në Zurich me fillim nga ora 18:00.

    Kjo miqësore do të shërbej për të dyja ekipet përfaqësuese për t’u përgatitur sa më mirë për Ligën e Kombeve që fillon nga muaji qershor.

    Për këtë takim, i cili do të jetë i 100-ti me fanellën e Zvicrës ka folur edhe kapiteni Xhaka, i cili ndihet i emocionuar për ndeshjen ndaj Kosovës.

    Xhaka gjatë intervistës për Blick

    “Është shumë emocionuese. Jam tepër krenar që do të luaj ndeshjen e 100-të ndërkombëtare të Zvicrës. Dhe pastaj është kundërshtari i përsosur për jubileun tim!”, ka thënë fillimisht Xhaka për Blick.

    “E gjithë familja ime jeton në Kosovë. Ndeshja në Letzigrund duhet të jetë si një ndeshje në udhëtim për ne”.

    “Nëse do të kisha ftuar të gjithë ata që donin të vinin, do të më duhej të rezervoja gjithë stadiumin. Miqtë e mi më të ngushtë do të jenë me siguri aty”.

    “Do të kënaqem me lojën, në fakt i njoh të gjithë kundërshtarët. Sigurisht që do të jap gjithçka për të fituar edhe këtë ndeshje”, përfundoi djaloshi nga Kosova.

    Lajmi Paraprak

    Sonte sërish do të ndryshohet çmimi i karburanteve në RMV

    Lajmi i rradhës

    Rakiq: Të gjithë serbët do të bojkotojnë punën në institucionet e Kosovës deri në kthimin e Stevanoviqit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë