Sonte sërish do të ndryshohet çmimi i karburanteve në RMV

    Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) gjatë ditës së sotme do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, janë përmbushur parakushtet për marrjen e vendimit të ri.

    “Parakushtet janë përmbushur dhe sot do të ketë vendim zë ri i cili do të hyjë në fuqi prej orës 0:01 më 26.03.2022”, thonë nga KRrE.

    Komisioni Rregullator i Energjetikës mbrëmjen e djeshme ka marrë vendim që çmimi i benzinës, vajit ekstra të lehtë dhe naftës të rritet për 3 denarë. Çmimet aktuale të derivateve të naftës janë:

    Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 82,00 (denarë/litër)
    Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 84,00 (denarë/litër)
    Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 84,00 (denarë/litër)
    Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 81,00 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU – 55,163 (denarë/kilogram)

    Lajmi Paraprak

    Bytyqi: Do të heqim tarifat doganore dhe kuotat për lëndët e para

    Lajmi i rradhës

    Granit Xhaka për Blick: Krenar që do të luaj ndeshjen e 100-të kundër Kosovës, do të japë gjithçka për fitore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë