Guardiola ka një rregull unik të transferimeve që e ka përcjellur gjatë tërë karrierës së tij

    Pep Guardiola ka një rregull unik sa i përket transferimeve që e ka aplikuar në të gjitha klubet që ai i ka menaxhuar.

    Tekniku katalan ka fituar 34 trofe në karrierën e tij të bujshme duke drejtuar klube si Barcelona dhe Bayern Munich dhe tani me Manchester Cityn.

    Si shkak i arritjeve të tij të mëdha në botën e futbollit, shumë persona e cilësojnë atë si trajnerin më të mirë në histori të futbollit.

    Guardiola ka ndihmuar shumë në evoluimin e futbollit me stilin e tij të lojës që është i veçantë nga ai i trajnerëve të tjerë.

    Dhe për gjithë informacionin dhe faktet që dikush mund të ketë ditur, ekziston një detaj sa i përket strategjisë së tij në transferime, që jo secili prej nesh e ka ditur.

    Secili trajner ka lojtarët e tyre favorit që i merr me vete kur transferohen tek një klub i ri.

    Harry Redknapp e bëri me Peter Crouch, Jermain Defoe dhe Niko Kranjcar, ndërsa Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti, nënshkruan me emra si Nemanja Matic dhe James Rodriguez në tri raste të ndryshme.

    Është shumë interesante kur shohim se Guardiola nuk ka nënshkruar me një lojtar më shumë se një herë gjatë karrierës së tij.

    Ai ka menaxhuar lojtarë të ndryshëm në klube të ndryshme, duke përfshirë emra si Nolito dhe Thiago Alcantara por kurrë nuk ka nënshkruar me ta dy herë.

    Sidoqoftë, Guardiola ka bërë 94 nënshkrime të reja gjatë karrierës së tij sipas Transfermarkt dhe është mjaft i zoti kur flasim për rifreskimin e skuadrës dhe adaptimin e lojtarëve të rinj në ekip.

    Mrekullisht, Guardiola e ka tejkaluar mundësinë për t’u ribashkuar me lojtarin më të mirë që ka menaxhuar ndonjëherë, Lionel Messin.

    Në një libër të ri të titulluar God Save Pep i shkruar nga autori Marti Perarnau, një gazetar i afërt me Guardiolën, ka pretenduar se dyshja kanë pasur një takim në shtëpinë e Messit në Barcelonë.

    Messi raportohej se e ka pyetur shpeshherë mikun e tij Sergio Agueron se për sa kohë do të qëndronte Guardiola tek “Qytetarët”.

    Gjatë bashkëbisedimit, Guardiola mendohet t’i ketë thënë Messit: “Në Mançester ne stërvitemi shumë dhe unë mund të bëjë biseda të gjata. Ndoshta do të mërziteni nga kjo”.

    Messi kishte vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij tek Barcelona atë kohë dhe më pas përfundoi duke nënshkruar për Paris Saint-Germain.

    Lajmi Paraprak

    Si ta dimë që po fillon menopauza?

    Lajmi i rradhës

    2023 thyen rekordet klimatike | Viti tjetër pritet të jetë më i nxehtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë