Haaland ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në futboll

    Në Angli ata tashmë siguruan sot (e shtunë) se sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland kishte një marrëveshje në parim me Manchester Cityn. Realiteti është se ylli norvegjez ka marrë një ofertë miliona eurosh nga anglezët, por ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

    Gjatë ditës u raportua se Haaland ishte pajtuar me kushtet personale me Cityn dhe një transferim në Etihad pritej të ndodh gjatë verës.

    Megjithatë, mediat spanjolle kanë përgënjeshtruar mediat angleze, duke mos konfirmuar marrëveshjen mes palëve.

    Sipas gazetës Sport, vendimi për t’u larguar nga Dortmund këtë verë duhet së pari të komunikohet dhe më pas do të vijë koha për të përcaktuar ekipin e tij të ardhshëm.

    Hapi i parë tashmë mund të bëhet këtë mars dhe Haaland dhe rrethi i tij po analizojnë të gjitha opsionet që kanë në tryezë për të nënshkruar.

    City i ka premtuar atij se do të përmirësojë çdo ofertë që ai ka në tavolinë dhe se në të ardhmen ai nuk do të ketë asnjë problem për t’u transferuar, por Haaland dëshiron të transferohet në La Liga dhe është duke pritur për një lëvizje të fundit nga Barcelona ose nga Real Madridi për të marrë vendimin përfundimtar.

    Dortmundi pret që Haaland të njoftojë zyrtarisht largimin e tij. Gjermanët janë përpjekur ta rinovojnë kontratën e tij me një ofertë të mirë, por norvegjezi beson se cikli i tij në Bundesligë ka përfunduar.

    Për momentin e vetmja gjë që mund të ketë vendosu Haaland është largimi. Në muajin prill thuhet se do të komunikojë klubin e ri. 

    Lajmi Paraprak

    Prirje pro-ruse në Greqi pavarësisht luftës në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Prodhimi vendor menjanon pasojat e krizës ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë