Në letër jetesa kushton më lirë, në realitet dy paga minimale nuk mjaftojnë në RMV

    Pothuajse 10 mijë e 200 denarë është dallimi mes shportës mesatare të konsumit të llogaritur nga Ministria e Ekonomisë dhe shportës minimale Sindikale për muajin gusht. Sipas ministrit të ekonomisë Besar Durmishi shpenzimet bazohen në kostot bazë, përjashtohet qiraja dhe produktet që nuk janë bazë.

    “Shporta mesatare e konsumit përfshin 11 kategori, ndër të cilat ushqim dhe pije, banimi, transporti, shëndetësi, arsim, veshmbathje e transport. Sipas llogaritjeve të ministrisë shporta mesatare e konsumit  në gusht të vitit 2026 është 58,475 denarë. Shporta sindikale bazohet në vlerësimin e kostove të jetesës, prandaj kanë  përfshirë alkoholin dhe cigaret si dhe shpenzimet për qira. Për krahasim shporta sindikale për muajin gishtë është rreth 68,676 denarë diferenca është 10.200 denarë  ose 19.5 për qind”, tha Besar Durmishi ministri i Ekonomisë.

    Lidhja e Sindikatave thotë se është e befasuar nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Ekonomisë. Sipas kreut të LSM-së, Sllobodan Trendafillov nëse këto statistika do të shërbejnë për krijimin e politikave ekonomike, atëherë rritja e pagave është mëse e domosdoshme.

    “Jemi të befasuar nga publikimi i shportës mesatare të Qeverisë pa pëlqimin e Këshillit Ekonomiko-Social. Megjithatë nëse kjo shportë e Qeverisë, synon të shërbejë për krijimin e politikave, tregon se pagat duhet të rriten për të paktën 6.000 denarë. Kjo për shkak se, me dy paga minimale, për të mbuluar shpenzimet e kësaj shporte mungojnë 6.383 denarë. Kjo i konfirmon kërkesat e punëtorëve dhe të LSM-së për rritjen e pagës minimale dhe të pagave të tjera”, theksoi Sllobodan Trendafillov Kryetari i Lidhjes Sindikatave.

    • Pagat duhet të rriten për të paktën 6.000 denarë
    • Me dy paga minimale nuk mund të mbulohen shpenzimet

    Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë, shporta qeveritare për gushtin është rritur me vetëm 29 denarë krahasuar me korrikun, ndërsa shpenzimet për ushqim dhe pije kanë shënuar ulje prej 255 denarësh. Në anën tjetër, sipas LSM-së, shporta minimale sindikale në gusht arriti në 68.675 denarë, ndërsa në shtator u rrit në 69.432 denarë, ose 757 denarë më shumë brenda një muaji. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kur Prishtina kishte vetëm tri restorante!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë