Harry Kane, është bërë golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të Ligës Premier

    Sulmues i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është bërë golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të Ligës Premier.

    Futbollisti anglez ishte në formë në sfidën ndaj Evertonit, në të cilën gjatë pjesës së parë e shënoi golin e tretë skuadrës.

    Ky ishte goli i 19-të sezonal për Kane dhe 175-ti në total në Ligën Premier dhe kështu u barazua me Thierry Henry në listën e golashënuesve më të mirë në histori të kampionatit anglez.

    Në gjysmën e dytë, ai realizoi edhe një tjetër gol (golin e 20-të sezonal dhe të 176-tin në total në Ligën Premier) dhe në këtë mënyrë e tejkaloi legjendën e Arsenalit në listën e realizuesve më të mirë.

    (Foto: Twitter/Tottenham Hotspur)

    Ai tashmë është një gol larg që ta barazojë Frank Lampardin (177 gola) dhe pastaj mund të synojë emrat tjerë që ndodhen para tij: Sergio Aguero (184 gola), Andy Cole (187 gola), Wayne Rooney (208 gola) dhe Alan Shearer (260 gola).

    Ndryshe, Tottenhami e nëpërkëmbi Evertonin me rezultat 5-0 dhe ndodhet tri pikë prapa Arsenalit në garën për top-katërshe. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Muzeu më i madh i artit në Ukrainë tërheq veprat për shkak të situatës

    Lajmi i rradhës

    Kujdesi që duhet treguar kur konsumoni peshkun Ton

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë