Kujdesi që duhet treguar kur konsumoni peshkun Ton

    Peshku ton i konservuar, jo vetëm që është shumë i shijshëm, por përmban gjithashtu shumë vlera ushqyese.

    Atë mund ta shtoni lehtësisht në gatimet tuaja, si për shembull tek makaronat, sanduiçët dhe sallata.

    Megjithatë është e rëndësishme të mos e teproni me këtë produkt, pasi sasia e lartë e mërkurit që ai përmban, mund çojë në helmim.

    Ju do të merrni më shumë proteina

    Shtimi i proteinave në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë jashtëzakonisht i vlefshëm sepse do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur për më gjatë dhe të konsumoni më pak kalori.

    Ju mund të përmirësoni shëndetin e trurit dhe syve

    Falë acideve yndyrore omega-3 që gjenden tek toni i konservuar, ju do të forconi funksionin e trurit dhe syve tuaj, qoftë edhe duke ngrënë një sanduiç me ton për drekë.

    Acided yndyrore omega-3 që ai përmban, jo vetëm që përmirësojnë kujtesën, por gjithashtu zvogëlojnë inflamacionin dhe largojnë simptomat e syve të thatë.

    Nëse po kërkoni një arsye për të filluar të blini ton të konservuar, tani keni dy.

    Mund të shtoni peshë

    Toni i paketuar, përmban shumë vaj dhe si rrjedhojë ai ka më shumë kalori, yndyrë dhe mund të çojë në shtim të peshës.

    Nëse kërkoni të merrni më pak kalori dhe yndyrë, ju mund të blini variantin që  përmban ujë në vend të vajit.

    Mund të ndiheni të fryrë.

    Një përbërës që gjendet në të është natriumi. Edhe pse ai është thelbësor për rregullimin e lëngjeve të trupit, tejkalimi mund të çojë në fryrje të barkut.

    Pra, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për sasinë e tonit të konservuar që konsumoni çdo ditë, në mënyrë që të mos tejkaloni kufijt e lejuar të marrjes së natriumit.

    Ju mund të helmoheni nga mërkuri

    Toni i konservuar përmban më pak mërkur sesa toni i freskët, që do të thotë se ju mund ta konsumoni atë më shpesh.

    Si një neurotoksinë, mërkuri është diçka që duhet shmangur atëhere kur është e mundur. /Agroweb/

    Lajmi Paraprak

    Harry Kane, është bërë golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të Ligës Premier

    Lajmi i rradhës

    Disfata në zgjedhjet e 6 marsit | Grupi i PD-së i kërkon Bashës dorëheqjen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë