Historia e tmerrshme e autogolit në Kampionatin Botëror që i kushtoi me ekzekutum një lojtari kolumbian

    Në Kupën e Botës të vitit 1994, Kolumbia u cilësua si njëra nga favoritët për të ngritur trofeun pasi arritën të përfundonin në krye të grupit të tyre kualifikues.

    Gjatë kualifikimit të tyre mbresëlënës, ata mposhtën Argjentinën me rezultat të thellë 5-0 dhe legjenda braziliane Pele i cilësoi ata si skuadrën që do të mundte.

    Me pritshmëritë e të gjithë kombit mbi supe, kombëtarja kolumbiane iu drejtua turneut plot optimizëm dhe shpresë.

    Megjithatë, ëndrra e tyre e Kupës së Botës përfundoi në një makth të tmerrshëm pasi u rrëzuan në pengesën e parë. Eliminimi i hershëm përfundoi duke i kushtuar me jetë mbrojtësit Andres Escobar.

    Escobar shënoi një autogol gjatë humbjes 2-1 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u raportua se anëtarët e një karteli të fuqishëm droge në Kolumbi kishin vendosur para të mëdha në atë ndeshje të veçantë.

    Pas eliminimit të vendit të tij nga Kupa e Botës, Escobar u paralajmërua nga miqtë e tij që të mbante rrinte ‘nën hije’ për një kohë. Por Escobar tha: “Unë duhet t’i tregoj fytyrën time popullit tim”.

    Vetëm pesë ditë pas eliminimit, Escobar u vra ndërsa ishte ulur në makinën e tij jashtë një klubi nate në qytetin e Medellin.

    Mbrojtësi u qëllua gjashtë herë dhe më vonë u zbulua se vrasësit e Escobar bërtisnin “Gol!” pas çdo gjuajtjeje, një për çdo herë që komentuesi i ndeshjes bërtiste të njëjtën fjalë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes.

    Një nga truprojat e bosëve të drogës, Humberto Castro Munoz u arrestua një ditë pas incidentit dhe u deklarua fajtor për vrasjen. U raportua se 120 mijë njerëz morën pjesë në funeralin e Escobar.

    28 vjet pas incidentit të tmerrshëm, vdekja tragjike e Escobar ndihet ende sot në vend dhe vdekja e tij shënohet ende në ndeshjet në Kolumbi çdo vit.

    Gjatë Kupës së Botës së vitit 2018 në Rusi, mesfushorit Carlos Sanchez iu dërguan kërcënime me vdekje pasi ai mori një karton të kuq në ndeshjen e parë të Kolumbisë kundër Japonisë.

    “Si një vëlla që e ka kaluar këtë, unë e di se çfarë duhet të kalojë në kokat e familjes së Sanchez dhe nuk do të doja që askush ta kalonte këtë”.

    “Carlos duhet të ndihet edhe i trishtuar për gabimin që bëri, edhe shumë i frikësuar, edhe familja e tij gjithashtu. Vëllai im nuk mori kurrë kërcënime, thjesht e qëlluan për vdekje në mënyrën më frikacake”, deklaroi vëllai i Escobar, Santiago.

    Kolumbia nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës të këtij viti në Katar, pasi përfundoi në vendin e gjashtë në kualifikueset e CONMEBOL.

    Lajmi Paraprak

    EPITAFI

    Lajmi i rradhës

    Ka një arsye përse patatet shiten në thasë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë