Ibrahimovic tregon se nuk mendon pensionimin

    Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic refuzoi një pyetje në lidhje me pensionimin e tij, duke i thënë një tifozi se “futbolli vdesë pa mua”.

    Ylli suedez po i afrohet ditëlindjes së tij të 41-të dhe, pavarësisht se u përball me disa muaj jashtë fushave pasi iu nënshtrua një operacioni të rëndë në gju, së fundmi zgjati kontratën e tij me Milanin.

    Ibra është përballur për pjesën më të mirë të dekadës së fundit me pyetjen se kur do të pensionohet dhe kurrë nuk ka dhënë asnjë tregues se është afër.

    Dhe i pyetur nga një fans gjatë një ‘live’ në Instagram se kur planifikoi të tërhiqej, ai tha: “Kurrë. Nëse dal në pension, futbolli vdes!”.

    Sulmuesi shtatlartë po vazhdon rehabilitimin e tij pasi ai kërkon të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të luftojë për titullin e tij të gjashtë në Serie A.

    Pavarësisht se nuk u paraqit në një pjesë të madhe të ndeshjeve sezonin e kaluar, sulmuesi mori lëvdata për kontributin e tij në ndihmën e një skuadre të re të Milanit për të mbajtur nervat e saj dhe për të fituar Scudetton e parë në 11 sezone – me Ibrahimovic një lojtar në të dyja skuadrat. 

    Lajmi Paraprak

    Në veri shfaqen mesazhe kundër vendimit për targat dhe dokumentet

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e Kërçovës me frikë lëvizin nëpër rrugët e qytetit, shkak qentë endacak

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë