Qytetarët e Kërçovës me frikë lëvizin nëpër rrugët e qytetit, shkak qentë endacak

    Këto të bërtitura çdo ditë dëgjohen në qytetin e Kërçovës, ku qentë endacak u turren ose sulmojnë fëmijë e të rritur.

    Kjo gjendje qytetarëve u ka ardhur në maje të hundës, andaj kërkojnë zgjidhje! Thonë se kanë frikë të shëtisin lirshëm rrugëve. Shumë prej tyre kanë nga një ngjarje për ta rrëfyer se çfarë u ka ndodhur nga qentë endacakë.

     “Kam mbrojtur 2 apo 3 herë fëmijë që shkojnë në shkollë, të vegjël nxënës, sepse u sulmuan fuqishëm jo nga një por nga 10, 15 qen endacakë. Edhe mua më kanë sulmuar megjithatë po mbrohem dhe po mbrohemi. Shumë herë jemi të detyruar të shkojmë me taksi, sepse nuk kam veturë, që t’i ikim kësaj”.

     “Problem nga qentë ka para disa ditësh te shtëpia e Stoles xhamtarit, shkonte një grua me dy qese, nga ana tjetër kalonte furgoni i policisë dhe qeni e kapi atë për fustani dhe e shpartalloi të gjithën, ndërsa furgoni nuk ndaloi.”

     “Vendosin sigurim, them na ruani kemi qen kam frikë të hyj në dyqan që të mos më kafshojnë“

    Këto qen që po i shihni në pamje për një kohë të gjatë jetojnë në objektin e ri të Komunës së Kërçovës.

    Në këtë objekt tanimë kanë filluar punimet për ndërtimin e ndërtesës së re të komunës, ndërsa qentë endacak po largohen prej aty. Nga organizata “Grifon” për mbrojtjen e kafshëve në Kërçovë, thonë se qentë kanë filluar të bëhen agresiv pasi që janë larguar me dhunë nga objekti komunës andaj ata kërkojnë zgjidhje të problemit me qentë endacak, sepse çdo ditë e më shumë po rrezikohen banorët.

    “I kanë lënë me vite janë këtu aq sa i di unë dhe i shoh këtu janë ka ndoshta 4-5 vjet këta qen dhe tani as unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, komuna nuk ka zgjidhje dhe me të vërtetë nuk e di çfarë do të ndodhë, unë dua ta di dhe ja e pyes komunën: Çfarë do të ndodhë tani më këta qen kur këtu kanë filluar të punojnë këtë objekt për të qenë komuna e re dhe çfarë planesh kanë për këta qen?”, tha Gjorgjia Nestoroski, organizata për mbrojtje e kafshëve “GRIFON”.

    Në adresë të TV21 çdo ditë po vijnë ankesa për kafshim nga qentë endacak, ndërsa në raportet policore gjithashtu çdo ditë ka të paraqitura raste të tilla në qytetin e Kërçovës. Sipas organizatës “Grifon” vetëm në Kërçovë janë afro 500 qen endacak. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Ibrahimovic tregon se nuk mendon pensionimin

    Lajmi i rradhës

    “Nëse nuk ke asnjë kritik nuk do të kesh asnjë sukses”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë