Imami Ahmed Kalaja bën thirrje për ulje gjakrash deri te tifo grupet e KF Shkupi dhe KF Shkëndija (Video)

    Pas incidentit të djeshëm në ndeshjen futbollistike ndërmjet KF Shkupi dhe KF Shkëndija, ka reaguar një pjesë e madhe e opinionit publik. Një gjë të tillë për ulje gjakrash e ka bërë edhe imami i njohur shqiptar, Ahmed Kalaja. Ai thotë që futbolli duhet të shërbejë si argëtim, të afrojë njëri-tjetrin dhe të na bëjë më të mirë si njerëz, e jo të kalojë në fanatizëm e dhunë, shkruan Nistori.

    Kalaja, u bën thirrje shkupjanëve dhe tetovarëve që të lënë anash inatet, të falin njëri-tjetrin dhe çdo gjë të fillojë nga e para.

    “Ajo që ndodhi sot në ndeshjen ndërmjet dy skuadrave tona të zemrës. Ne duhet të kuptojmë që futbolli duhet të jetë mjet argëtimi, shplodhje, që na bën të dashur me njëri-tjetrin, më të dashur te Zoti dhe që bën më të mirë si njerëz. Në momentin që futbolli kalon në fanatizëm, në momentin që futbolli kalon në fanatizëm, ekstremizëm dhe në momentin që futbolli kthehet në dhunë, nuk është më ai për të cilin ne duhet të kontribuojmë në jetën tonë. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë vëllezërve tanë se, i kemi vëllezër, i kemi shpirt, si vëllezërit tanë në Shkup, si vëllezërit tanë në Tetovë që t’i frikësohen Zotit dhe t’i lënë këto gjëra anash.” – deklaron imami ndër të tjera.

    Ndryshe, Komisioni i Garave të FFM-së mbrëmë në një seancë të jashtëzakonshme me rastin e incidenteve në ndeshjen e çerekfinales të kupës Shkupi-Shkëndija, vendosi fitore zyrtare për skuadrën mysafire 3:0, gjegjësisht në favor të KF Shkëndija. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ky është vendimi i FFM-së pas incidentit në ndeshjen KF Shkupi dhe KF Shkëndija

    Lajmi i rradhës

    Hovenier: Të nisin urgjentisht negociatat për Asociacionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë