Ky është vendimi i FFM-së pas incidentit në ndeshjen KF Shkupi dhe KF Shkëndija

    Komisioni i Garave të FFM-së sonte në një seancë të jashtëzakonshme me rastin e incidenteve të sotme në ndeshjen e çerekfinales të kupës Shkupi-Shkëndia, vendosi fitore zyrtare për skuadrën mysafire 3:0, gjegjësisht në favor të KF Shkëndija, njofton Nistori.

    Stadiumi i Shkupit, siç është njoftuar zyrtarisht, është suspenduar për zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit dhe kupës, ndërsa kampioni aktual do t’i nënshtrohet procedurave të mëtutjeshme te Komisionit Disiplinor i FFM-së.

    Shkupi duhet të deklarojë një fushë për të luajtur ndeshjet nikoqire të paktën 100 kilometra larg stadiumit Çair në Shkup.

    Derbi mes Shkupit dhe Shkëndijës në Kupën e Maqedonisë zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi mysafirët kaluan në epërsi me 0-1.

    Sulmuesi Dashmir Elezi është gëzuar para tifozëve të Shkupit, të cilët e kanë marrë si provokim dhe si pasojë u bë kaos në stadium. Disa nga “Shfercerët” kanë hyrë në fushë dhe kanë nisur të përleshen me lojtarët mysafirë, duke hedhur sende të forta dhe mjete piroteknike.

    Anëtarët e Njësisë së Shpërndarjes së Shpejtë kanë reaguar menjëherë, duke parandaluar një incident të madh dhe duke mbrojtur futbollistët e Shkëndijës deri në dhomat e zhveshjes.

    Ndryshe, policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tre tifozë të tifogrupit “Shvcercerat”, për shkak prishjes së ndeshjes Shkupi – Shkëndija.

    Përveç Shkëndijës, në gjysmëfinale u kualifikua edhe Struga Trim&Lum e cila e fitoi sot ekipin e Bregallnicës. Makedonija Gj.P. do të jetë në gjysmëfinale pasi e fitoi Akademija Pandevin, ndërsa Sileksi përmes penaltive arriti të fitojë kundër Vardarit në çerekfinale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ASh: Gjyqësori në vend është vënë kryekëput në shërbim të pushtetit

    Lajmi i rradhës

    Imami Ahmed Kalaja bën thirrje për ulje gjakrash deri te tifo grupet e KF Shkupi dhe KF Shkëndija (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë